Sport30 Prill 2023, 17:51

Mançester Siti vrapon drejt titullit kampion, Haland rishkruan historinë e Premier Ligës, nuk ndalen as Junajtid dhe Njukasëlli

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti vrapon drejt titullit kampion, Haland rishkruan

Mançetser Siti është rikthyer në krye të Premier Ligës. Djemtë e Guardiolës triumfuan 1-2 ndaj Fulhamit në transfertë, duke marrë kështu fitoren e radhës në kampionat dhe duke parakaluar Arsenalin. 

Sfida u zhbllokua që në minutën e 3 nga Haland me anë të një penalltie. Për norvegjezin ishte një gol historik sepse ishte i 34 në Premier Ligë. Kjo gjë i lejon atij të barazojë rekordin e golave në një ligë të vetme të vendosur nga Endrju Kol, i cili e vendosi atë në sezonin 1993-1994 dhe Alan Shirër, i cili e vendosi atë në sezonin 1994-1995, i cili kishte 42 ndeshje në dispozicion, kundër 32 aktualisht të ish- sulmuesit tëe Borusias së Dortmundit. 

Vendasit u futën në lojë me Karlos Vinicius, por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi “Qytetarët” morën përsëri epërsinë me Alvarez, brenda pjesës së parë. 

Siti ka 76 pikë (kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur) dhe kryeson kampionatin me 1 pikë më shumë se Arsenali. 

Në sfidat e tjera, vazhdon gara për zonën Champions që është më e ndezur se kurrëe. Sot kanë fituar si Mançester Junajtid, ashtu edhe Njukasëlli. Skuadra e Ten Hag u mjaftua me golin e vetëm të shëenuar nga Bruno Fernandes përballë Aston Vilës që vinte nga njëe seri e pabesueshme rezultatesh me nëkrye Emeri. 

Ndërkohë, “Qymyrxhinjtë” mundën Sauthemptonin, duke përmbysur sfidën nga 0-1 në3-1 me dy golat e lojtarit më në formë, Uillson. Në mes një autogol i Uollkot. Fiton edhe Burnmuthi 4-1 ndaj Lids Junajtid, duke u ngjitur kështu në renditje dhe duke dënuar me thuajse rënie nga kategoria ekipin e “shejntorëeve”… 

mançester junajtid mançester siti fulham njukasëlli premier liga