TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 21:02

Historia epike e sportistit shqiptar, merr leje nga puna në fabrikën e këpucëve dhe realizon gol me peshë në Ligën e Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Historia epike e sportistit shqiptar, merr leje nga puna në fabrikën e

Historia e sulmuesit shqiptar, Marseljan Mema, është me të vërtetë speciale. Djaloshi nga Shtërmeni, aktivizohet në formë huazimi te skuadra kampione e San Marinos, Virtus, që mbrëmjen e sotme u përball me Flora Talin, në duelin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. 

Sfida e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që në duelin e kthimit, Mema u aktivizua në minutën e 55, teksa në minutën e 88, u shndërrua në një protagonist, ku shënoi një gol me peshë, duke barazuar rezultatin në 2-2, kësisoj dueli shkoi në shtesë.


 Interesant është fakti se për të qenë pjesëmarrës në këtë përballje, Mema ka marrë lejë në punë, pasi nga e hëna në të premte, atij i duhet të punojë në një fabrikë këpucësh, ndërkohë që në fundjavë luan futboll me skuadrën amatore të Montecalvos.

Edhe pse pjesë e futbollit amator, talenti i shqiptarit ka impresionuar drejtuesit e kampionëve të San Marinos, që e huazuan Memën për ndeshjen Europiane. 

27-vjeçari ka lindur në Shqipëri, por është rritur në Rimini të Italisë. Për fat të keq, skuadra e sulmuesit shqiptar, nuk arriti të bënte mrekullinë, teksa pësoi 3 gola në kohën shtesë ndaj Flora Talin, duke u mposhtur me shifrat 5-2. Kujtojmë që Flora tashmë do të përballet me fituesen e çiftit Egnatia-Vikungur. 

 

marseljan mema sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje