
Klubi i Premier Ligës, Luton Taun ka publikuar një deklarateë për shtyp duke azhornuar gjendjen e kapitenit të tyre, Tom Lokier, i cili humbi ndjenjat për shkak të arrestit kardiak gjatë ndeshjes së djeshme kundër Bërnmuthit dhe u dërgua menjëherë në spital:
“Ndërsa kapiteni ynë, Tom Lokier mbetet në spital pas një arresti kardiak në fushën e Bërnmuthit e kuptojmë se tifozët janë të shqetësuar për të dhe se ka një interes të gjerë mediatik për gjendjen e tij.
Tom është ende duke iu nënshtruar analizave dhe skanimeve dhe është në pritje të rezultateve përpara se të përcaktohen hapat e ardhshëm për shërimin e tij.
Ne nuk jemi në gjendje të japim komente të vazhdueshme për situatën e tij dhe do t’u kërkojmë të gjitha mediave të presin që çdo përditësim të publikohet përmes kanaleve zyrtare të klubit kur të jetë koha e duhur.
Ne të gjithë duam më të mirën për Tomin, partnerin e tij Tejlor dhe të gjithë familjen Lokier dhe me mirësi kërkojmë që privatësia e tij dhe e tyre të respektohet në këtë kohë të vështirë”.
While our captain Tom Lockyer remains in hospital following the cardiac arrest he suffered on the pitch at Bournemouth yesterday, we understand that supporters are concerned for him and that there is widespread media interest in his condition.
— Luton Town FC (@LutonTown) December 17, 2023
Tom is still undergoing tests and… pic.twitter.com/yDTRzmEIVk
Lini një Përgjigje