Sport17 Dhjetor 2023, 17:13

Arsenali triumfon ndaj Brajtonit, “Topçinjtë” luten për fitoren e Mançester Junajtid ndaj Liverpulit

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali triumfon ndaj Brajtonit, “Topçinjtë” luten

Arsenali me fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Brajtonit është ngjitur provizorisht në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Liverpuli. Kështu që sytë dhe veshët e të besuarve të trajnerit Arteta janë nga stadiumi “Anfield Road”, ku përballen Liverpuli dhe Mançester Junajtid. 

Padyshim që për Arsenalin rezultati më i leverdisshëm i këtij takimi do të ishte triumfi i Junajtid, pasi londinezët do të kryesonin të vetëm Premier Ligën pas javës së 17. Golat e Arsenalit ndaj Brajtonit u shënuan nga dyshja sulmuese Gabriel Zhezus- Kaj Havertc. Uest Hemi ka marrë një fitore të pastër në shtëpi, ku kanë mundur Ulves në shifrat 3-0. 

Brenfordi i portierit të Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, është mundur në shtëpi nga Aston Vila në shifrat 2-1. Edhe në këtë takim portieri Strakosha ka qendruar në stolin e skuadrës londineze. 
 

arsenal brajton premier liga