TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 21:31

I mjaftuan vetëm pak sekonda për të bërë protagonistin, sulmuesi shqiptar lë gjurmë në ndeshjen e Bundesligës gjermane

Shkruar nga Pamfleti

I mjaftuan vetëm pak sekonda për të bërë protagonistin,

Vetëm pak sekonda në fushë i mjaftuan sulmuesit me origjinë shqiptare, Nelson Veiper, për të lënë gjurmën e tij, në triumfin 1-4 që skuadra e Maincit regjistroi në transfertë ndaj Bohumit. 

Veiper u hodh në fushë në minutën e 91 në vend të Amirit, ndërkohë që në minutën e 93, asistoi për golin e katërt të shënuar nga Nebel.

20-vjeçari në këtë sezon është aktivizuar 22 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola si dhe ka dhuruar 2 asiste. 

Kur ka ngelur 1 javë nga fundi i kampionatit, skuadra e Maincit renditet në vendin e gjashtë me 51 pikë, po aq sa Dortmundi i vendit të pestë. 

nelson veiper sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje