
Partizani ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 me përmbysje në “Elbasan Arena”. Kjo fitore i jep “demave të kuq” përfundimisht vendin e 3 të renditjes së Superiores.
Nga ana tjetër, dinamovitët pozicionohen në vendin e katërt. Sfida për Dinamon nisi mirë, të cilët kaluan në avantazh falë golit të Dejvi Bregut.
Megjithatë, Partizani arriti të barazojë shifrat në të parën me Malajn. Ndërsa në nisje të pjesës së dytë, “demat e kuq” përmbysën gjithçka me Guxhufin.
Edhe pse luhej për vendin e tretë, nuk ndryshoi asgjë në llogaritë përfundimtare. Kjo pasi të dyja skuadrat kishin siguruar Europën.
Glen Daja zëvendësoi Ilir Dajën e pezulluar nga Disiplina. Dinamo nuk u kursye në këtë ndeshje duke luajtur me titullarët e përdorur gjatë sezonit.
Në anën tjetër trajneri Gega preferoi rotacionin nga përballja e fundit me Egnatian. Te Partizani debutuan plot gjashtë lojtarë. Tahri, Himallari, Malaj, Çipi, Ogunleje dhe Vata provuan emocionet e derbit nga porta në sulm. Dy emrat e fundit u aktivizuan nga stoli.
Lini një Përgjigje