TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 19:05

Vendi i fundit ndal Mançester Sitin, skuadra e Guardiolës lë nam dhe rrezikon zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Vendi i fundit ndal Mançester Sitin, skuadra e Guardiolës lë

Janë luajtur katër ndeshje të vlefshme për javën e 36 në Premier Ligë. U shënuan 7 gola në total dhe nuk munguan rezultatet surprizë.

Mançester Siti nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 0-0 kundër Sauthemptonit në transfertë.

Skuadra e rënë në Championship tashmë ka arritur të ndalë “Qytetarët”, pavarësisht rikthimit në fushë të Erling Haland.

Një rezultat ky që komplikon objektivin e skuadrës së Pep Guardiolës për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Brajan Gruda gjeti golin e parë me Brajtonin. Këta të fundit fituan 0-2 në transfertën e Ullvërhempton.

Broja në anën tjetër nuk preferohet sërish nga trajneri Mojes. Sulmuesi i Kombëtares mbaron huazimin tek Evertoni dhe do të kthehet te Çelsi.

mançester siti sauthempton premier liga

Lini një Përgjigje