TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 20:45

Bajerni feston me fitore titullin e 33, “Allianz Arena” i thotë lamtumirë Tomas Mylerit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni feston me fitore titullin e 33, “Allianz Arena” i thotë

Edhe pse është dita kur Bajerni do të festojë titullin e 33 në kampionat, Tomas Myler është në qendër të vëmendjes, pasi ai bëri paraqitjen e tij të fundit në “Allianz Arena”.

Vinsent Kompani i dha 35-vjeçarit një vend në formacionin titullar, ndërsa ai luajti ndeshjen e tij të 750 për klubin.

Ndeshja u fitua pa shumë probleme nga Bajerni me rezultatin 2-0 falë golave të realizuar nga Herri Kejn në minutën e 31 dhe Olize  në minutën e 90.

Megjithatë, momenti më emocionues i ndeshjes ishte në minutën e 84 kur Myler u zëvendësua nga Gnabri dhe gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta nderuar.

bajern mynih bundesliga tomas myler

Lini një Përgjigje