
Bayern Munich, që gjatë afatit kalimtar të verës u fokusua shumë te përforcimet në sulm, thuhet se kontaktoi sulmuesin anësor brazilian Antony përpara se ai të transferohej nga Manchester United te Real Betis.
Klubi bavarez i ka ofruar 25-vjeçarit dyfishin e pagës së tij aktuale, por Antony vendosi të respektojë angazhimin me Betis, çka ai konfirmoi për El Partidazo de COPE.
“Fola me Bayern Munich një ditë para se të nënshkruaja me Betisin. Nuk e di nëse oferta ishte 7 milionë euro [neto], nuk e diskutova këtë”, tha Antony.
“Por kur fola me ta, thashë se ia kisha dhënë fjalën Betisit dhe se gjithçka ishte bërë 95%, dhe do ta mbaj fjalën time”, shtoi ai.
“Nga respekti, dashuria dhe duke e ditur se jam i lumtur këtu. E marr këtë vendim me gjithë respektin për Bayern Munich, një nga tre klubet më të mira në botë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi braziliani.
Lini një Përgjigje