TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 17:31

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Champions për 30 vitet e ardhshme, emra surprizë në listë

Shkruar nga Pamfleti

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Champions për 30 vitet e

Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë një mjet i zakonshëm në ditët e sotme. Dhe, së fundmi AI është përdorur për të parashikuar fituesit e UEFA Champions League për gati 30 vitet e ardhshme. Rezultatet janë surprizuese.

Duke qenë se Champions League do të fillojë këtë të martë me raundin e parë të ndeshjeve çerekfinale, AI ka shpalosur një gjetje interesante, fituesit e ardhshëm të turneut më prestigjoz për klube në Evropë.

Duke filluar nga sezoni aktual deri në vitin 2054, mes skuadrave fituese janë klube si Reali i Madridit, Mançester Siti, Atletiko Madrid, Barcelona, Juventusi, Milani, Interi, PSG apo dhe Çelsi. Por, nuk mungojnë as surprizat me emra si Sportingu i Lisbonës, Roma, Ullverhepton, Notingem Forest dhe Vijarreali.

Nga 28 trofetë e parashikuar nga AI, 11 do të shkojnë në Angli, nëntë në Spanjë, pesë në Itali, dhe nga një në Gjermani, Francë dhe Portugali.

Në vitin 2024 fitues i Champions League do të jetë Barcelona, gjithmonë sipas AI. Ajo do të pasohet nga Mançester Junajtid, Bajerni i Mynihut, Liverpuli dhe Mançester Siti.

28 trofetë e parashikuar nga AI do të shpërndahen tre për Mançester Sitin, tre për Atletikon e Madridit, dy për Barcelonën, dy për Realin e Madridit, dy për Juventusin, dy për Liverpulin dhe nga një do të marrim emra si Milani, Bajerni, PSG, Totenhemi, Sportingu, Roma, Njukasëlli, Ullverhemptoni, Interi, Çelsi, Notingem Forest, Sevija dhe Vijarreali.

Sipas Inteligjiencës Artificiale, këta do të jenë fituesit e Champions League nga viti 2024 deri në vitin 2054:

2024: Barcelona

2025: Manchester United

2026: Bayern Munich

2027: Liverpool

2028: Manchester City

2029: Manchester City

2030: Milan

2031: Real Madrid

2032: Real Madrid

2033: PSG

2034: Tottenham

2035: Sporting

2036: Roma

2037: Newcastle

2038: Liverpool

2039: Atletico Madrid

2040: Atletico Madrid

2041: Atletico Madrid

2042: Wolves

2043: Barcelona

2044: Inter

2045: Manchester City

2046: Chelsea

2047: Juventus

2048: Juventus

2049: Nottingham Forrest

2050: Siviglia

2051: Villarreal

2052: Torino

2053: Real Madrid

2054: Real Madrid

inteligjenca artificiale champions league

Lini një Përgjigje