
Interi ka publikuar sot në adresën e vet zyrtare në YouTube, pamje nga ndeshja që skuadra zikaltër zhvilloi këtë fundjavë ndaj Egnatias në Ferrara. Një ndeshje e cila u mbyll me suksesin 4-2 të italianëve, të cilët përmbysën rezultatin në minutat e fundit të tij.
Në video shihen pamjet që nga mbërritja e zikaltërve në stadium, nxehmja para sfidës, e pastaj edhe momentet më të mira të skuadrës italiane. Sigurisht, nuk shfaqen golat që shënoi Egantia me Duamenën dhe Fernandon, e “çuditërisht” nuk figurojnë as pamjet se si Lautaro Martinez fitoi penalltinë.
Lini një Përgjigje