TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 09:44

Ish-futbollist i kombëtares angleze arrestohet në aeroport, i dyshuar për tentativë përdhunimi

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollist i kombëtares angleze arrestohet në aeroport, i dyshuar

Një ish-lojtar i kombëtares së Anglisë dhe Premier League është arrestuar në Aeroportin e Stansted, pasi rezultonte në kërkim lidhur me një hetim për një tentativë dhune seksuale ndaj një ish-partnereje.

Sportisti, i cili për arsye ligjore nuk mund të identifikohet publikisht, u ndalua në pikën e kontrollit të pasaportave pasi sistemi i sigurisë sinjalizoi urdhrin e kërkimit. Sipas autoriteteve, agjentët e Border Force e ndaluan para se të hipte në një fluturim të dielën në mbrëmje, dhe më pas Policia e Essex-it e arrestoi në vendngjarje.

Rasti lidhet me një denoncim të bërë disa javë më parë nga një ish-partnere e futbollistit, e cila ka dhënë deklarimet e saj para specialistëve dhe po merr mbështetjen përkatëse.

Pas arrestimit, i dyshuari u shoqërua në komisariat për procedura standarde identifikimi dhe më pas u lirua me kusht, ndërsa hetimi mbetet aktiv.

Policia e Essex-it konfirmoi: “Një burrë është arrestuar për dyshime për tentativë përdhunimi dhe është liruar me kusht deri në fund të shkurtit 2026. Hetimet vazhdojnë.”

Sipas burimeve, arrestimi ka shkaktuar reagime, pasi lojtari kishte marrë pjesë në disa aktivitete publike kohët e fundit, pavarësisht urdhrit të kërkimit.

Lini një Përgjigje