TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2025, 17:32

Marash Kumbulla gati për rikthim, mund të aktivizohet në Kupën e Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla gati për rikthim, mund të aktivizohet në

Marash Kumbulla duket se është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti larg fushave për dy muaj. Kumbulla ishte i gatshëm për tu aktivizuar që në takimin e së shtunës ndaj Osasunës, ku qëndroi në stol, ndërsa pritet të luajë ndaj Numancias në në Kupën e Spanjës.

Kjo ndeshje do të luhet të martën, ndërsa lajmi për aktivizimin e 25-vjeçarit Kumbulla u bë i ditur nga trajneri i skuadrës, Jagoba Arrasate.

Para dëmtimit, Kumbulla ishte një titullar i padiskutueshëm. Tashmë pritet që ai të rimarrë atë rol në ndeshjet e ardhshme, ndërsa gradualisht përmirësohet në formën e tij fizike pas qëndrimit të tij të gjatë jashtë fushe.

Lini një Përgjigje