TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 19:55

Ish-futbollisti i kombëtares skanon kuqezinjtë në prag të “play off”-it: Ky është lojtari që mund ta dërgojë ekipin në avantazh

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollisti i kombëtares skanon kuqezinjtë në prag të

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Sport Focus”, Rama bëri të ditur se disa prej futbollistëve po përballen me probleme të vogla fizike. Megjithatë, sipas tij, situata nuk është shqetësuese dhe pritet që lojtarët të rikthehen në formën e tyre optimale para ndeshjes.

Ai veçoi edhe rolin e sulmuesit Ernest Muçi, i cili aktivizohet në kampionatin turk me Trabzonsporin, duke e konsideruar një element të rëndësishëm për repartin ofensiv të kombëtares.

Në të njëjtën kohë, Rama theksoi se trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka udhëtuar drejt Turqisë për të ndjekur nga afër disa prej futbollistëve shqiptarë që luajnë atje, me qëllim vlerësimin e formës së tyre para sfidës vendimtare.

Normalisht kemi disa lojtarë me probleme të vogla, por besoj se do të rikthehen në formën e tyre. Skuadra është shumë e mirë dhe lojtarët në formë, si Ernest Muçi, mund të na japin rezultate të mira në këtë ndeshje. Silvinjo ishte në Turqi për të parë nga afër disa futbollistë që luajnë atje, për të monitoruar gjendjen e tyre”, u shpreh Rama.

 

 

valdet rama ish-futbollisti i kombëtares "play off" me poloninë

Lini një Përgjigje