TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 19:12

Kombëtarja probleme me sulmin, trajneri i Bërnlit zbulon rikthimin në fushë të Armando Brojës

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja probleme me sulmin, trajneri i Bërnlit zbulon rikthimin

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është pranë rikthimit në fushën e lojës pas rreth një muaji mungesë për shkak dëmtimi. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Bërnlit, Skot Parker, i cili ka bërë të ditur se lojtari ka rifilluar stërvitjen dhe po ndjek një program të lehtë për rikuperimin e plotë.

Në një deklaratë për mediat, Parker theksoi se Broja është në rrugën e duhur për t’u kthyer në dispozicion të skuadrës.

Armando është duke u stërvitur përsëri, por vetëm me stërvitje të lehtë. Është në rrugën e duhur. Do të shohim ku do të jemi përsëri në fundjavë”, u shpreh trajneri i Bërnlit.

Fillimisht, gjatë muajit shkurt, u raportua se mungesa e sulmuesit ishte një vendim teknik i trajnerit Parker. Megjithatë, më vonë u bë e ditur se Broja po përballej me një dëmtim që e ka mbajtur jashtë disa ndeshjeve në Premier Ligë.

Sipas parashikimeve, rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë më 21 mars, në transfertën që Bërnli do të zhvillojë ndaj Fulhamit.

Një rikthim i tillë do të ishte një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi Broja pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Polonisë. Kuqezinjtë aktualisht përballen me mungesa në repartin e sulmit, pasi Rei Manaj dhe Mirlind Daku janë gjithashtu të dëmtuar.

armando broja sulmuesi i kombëtares skot parker trajneri i bërnlit

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mos e mbani mendjen te ky parazit hileqar dembel, kembe asude, E mbajti Chelsea ne pellembe te dore qe femije duke e rritur ne Akademine e vet. Ky trim mbi ntrima cdo 5 ndeshje na aksidentohet e nuk luan 10 ndeshje e pastaj ia nis nga fillimi. Harrojeni, atij po i vjen mosha e pensionit e ju vrisni mendjen. Ka plot djem Shqiperia qe luajne kudo e t'i zgjedhe. Ah po traineri i Burnley eshte pizeveng mistrec e duket si reagon gjate ndeshjeve dhe nuk e ka me sy te mire. Beni kombetare me djemte ne Shqiperi se keta matane jane ca te perkedhelur e ca nuk na duan ne Shqiptareve.

    Lini një Përgjigje