
Sulmuesi i ri Eron Gojani është shumë pranë kalimit te Kombëtarja shqiptare U-21. Sipas burimeve të “Skauti i Futbollit Shqiptar”, interesimi për afrimin e tij është rritur ndjeshëm dhe tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar.
Futbollisti 19-vjeçar aktivizohet me skuadrën norvegjeze Hamarkameratene, e cila garon në elitën e futbollit në Norvegji. Gojani luan në pozicionin e qendërsulmuesit dhe dallohet për fizikun e tij imponues, me një gjatësi prej 192 centimetrash.
Në futbollin norvegjez ai vlerësohet veçanërisht për lojën në ajër, goditjet me kokë dhe aftësinë për të mbrojtur topin me shpinë nga porta kundërshtare.
Nëse krahasohet me profilet aktuale të sulmuesve te Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo, një stil i ngjashëm loje gjendet kryesisht tek Armando Broja. Megjithatë, sulmuesi i Bërnlit nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në vitet e fundit, edhe për shkak të dëmtimeve që kanë ndikuar në performancën e tij.
Lini një Përgjigje