TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 10:16

Ish-kapiteni kuqezi mesazh Kombëtares para ndeshjes: Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kapiteni kuqezi mesazh Kombëtares para ndeshjes: Çuna, lufta ka

Mërgim Mavraj, ish-kapiteni i kuqezinjve u ka kërkuar lojtarëve që sot të mendojnë vetëm për futboll dhe të mos ndikohen nga ngarkesa historike që ka kjo ndeshje.

Ish-mbrojtësi nga Kosova, ka një apel edhe për lojtarët kuqezi që vijnë nga këto troje. “Kosova është e jona përgjithmonë”, shkruan ai.

Ish-kapiteni kuqezi mesazh Kombëtares para ndeshjes: Çuna, lufta ka

Shqipëria luan sot kundër Serbisë në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” dhe kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. 

Mbi dy mijë efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë RENEA, FNSH, Antiterrori dhe SHISH janë angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes. Policia ka paralajmëruar ndëshkime penale për çdo akt dhune, përfshirë hyrjen në fushë apo goditjen e sportistëve. Gjithashtu çdo dron që tentohet të ngrihet në zonën e sigurisë do të neutralizohet menjëherë përmes pajisjeve anti-dron.

Lini një Përgjigje