TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2025, 19:06

Ish-sulmuesi i Juventusit arrestohet në Brazil për borxhin 80 mijë eurosh, skuadra australiane i ndërpret kontratën

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i Juventusit arrestohet në Brazil për borxhin 80

Dagllas Kosta përfundoi papritur karrierën e tij te Sidnej FC, pas problemeve ligjore në Brazil. Tribunali i Porto Alegres lëshoi urdhër-arrest për ish-lojtarin e Juventusit, i cili e pa veten edhe të shkarkuar nga klubi australian pas vetëm 25 ndeshjesh.

Sulmuesi brazilian, 35 vjeç, u arrestua për mospagesën e ushqimit për fëmijët, duke krijuar borxhin prej 492.965 reais (afro 80.000 euro). Ai kishte pasur një problem të ngjashëm më 2023, gjatë kohës te Los Anxhelos Galaksi. Për shkak të arrestimit dhe dënimit me 30 ditë burg, Dagllas Kosta nuk mund të kthehej në Australi për të luajtur.

Sidnej FC konfirmoi: “Kontrata u ndërpre me marrëveshje të përbashkët, pasi lojtarit i pamundësohet udhëtimi. Problemet ligjore dhe personale në vendin e tij kanë penguar pjesëmarrjen dhe vazhdimin e karrierës në ekipin tonë”. Kështu për Dagllas Kostën, aventura në Australi përfundoi në mënyrën më të papritur dhe më katastrofale të mundshme.

dagllas kosta ish-sulmuesi i juventusit

Lini një Përgjigje