TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2026, 19:45

Ishte planifikuar të drejtonte në Kupën e Botës, gjyqtari i UEFA-s arrestohet për ngacmim se...al ndaj të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Ishte planifikuar të drejtonte në Kupën e Botës, gjyqtari i

Një gjyqtar i UEFA-s është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një djali të mitur. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e një hoteli, përpara zhvillimit të një ndeshjeje europiane ku zyrtari kishte udhëtuar për të gjykuar. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

Sipas raportimeve, incidenti u denoncua nga vetë i mituri ose nga një person i afërt me të, çka çoi në nisjen e hetimeve nga policia britanike.

Detaje nga hetimi

Burime të cituara nga media britanike bëjnë me dije se gjyqtari kishte nisur një bisedë me të miturin në një zonë publike të hotelit.

Ai filloi të fliste me një djalë në një zonë publike të hotelit. Dyshohet se e ka prekur dhe ka tentuar ta tërheqë në dhomën e tij. Nëse kjo vërtetohet, është e tmerrshme dhe krejtësisht e papranueshme.”

Sipas të njëjtave burime, arbitri është arrestuar në momentin kur është kthyer në hotel së bashku me delegacionin e UEFA-s. Policia e ka marrë në pyetje.

Pas procedurave fillestare, ai është lënë i lirë me kusht deri në përfundimin e hetimeve.

Reagimet institucionale

Në një reagim zyrtar, FIFA ka njoftuar se gjyqtari nuk do të merret në konsideratë për asnjë kompeticion ndërkombëtar deri në përfundimin e hetimeve.

Ndërkohë, UEFA ka deklaruar:

Po monitorojmë situatën me shqetësim të madh. Përkohësisht, zyrtari nuk do të marrë pjesë në asnjë ndeshje të UEFA-s.”

Nëse akuzat konfirmohen, ekziston mundësia që gjyqtari të ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me drejtësinë.

gjyqtari i uefa-s ngacmimi seksual

Lini një Përgjigje