TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2026, 19:01

Finalja e parakohshme në “Parc des Princes”, PSG-ja apo Bajerni ekipi më i shtrenjtë në Champions League?

Shkruar nga Pamfleti

Finalja e parakohshme në “Parc des Princes”, PSG-ja apo Bajerni

PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut do të përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin “Parc des Princes”, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Përballje të këtij niveli shpesh shoqërohen edhe me krahasime financiare mes skuadrave, dhe platforma “Transfermarkt” ka publikuar vlerat aktuale të tregut për të dy ekipet.

Sipas të dhënave, vlera e kombinuar e PSG dhe Bajernit arrin në rreth 2.18 miliardë euro. Skuadra franceze rezulton më e vlefshmja, me një total prej rreth 1.2 miliardë eurosh. Në këtë shifër ndikojnë ndjeshëm emra si Vitinja, Osman Dembele, Zhoao Neves, Dezajër Due, Ashraf Hakimi dhe Khviça Kvaratskhelia.

Në krahun tjetër, Bajerni i Mynihut vlerësohet me rreth 968 milionë euro. Në përbërjen e tij spikasin lojtarë si Majkëll Olize, Jamal Musiala dhe Herri Kejn, të cilët përfaqësojnë peshën kryesore në vlerën e tregut të skuadrës bavareze.

Megjithatë, këto shifra mbeten kryesisht statistikore. Në një përballje të këtij niveli, faktorët financiarë kanë ndikim të kufizuar, ndërsa rezultati pritet të vendoset në fushën e lojës.

psg bajern mynih champions league

Lini një Përgjigje