
Një moment i veçantë është regjistruar në barazimin pa gola 0-0 mes Rubin Kazanit dhe CSKA Moskës, në kuadër të javës së 27-të të kampionatit rus, ku protagonist ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
Sipas një videoje të publikuar nga klubi i Rubin Kazanit, gjatë pushimit të ndeshjes mesfushori i CSKA-së, Dmitri Barinov, i është drejtuar Dakut me pyetjen: “Pse po rrëzohesh?”. Ky reagim lidhej me një episod në fundin e pjesës së parë, kur Daku u rrëzua brenda zonës pas një kontakti në këmbë, duke pretenduar për një goditje dënimi (penallti).
Dialogu mes dy lojtarëve ka marrë vëmendje në rrjetet sociale dhe mediat sportive, pasi pasqyron tensionin dhe debatet në fushë gjatë një ndeshjeje të fortë dhe të balancuar.
Rubin Kazani ishte pranë një rezultati surprizë ndaj një kundërshtari të fortë si CSKA Mosksës, por sfida përfundoi pa gola. Pas këtij rezultati, skuadra e Dakut mban vendin e 7-të në renditjen e kampionatit rus.
Në javën e ardhshme, Rubin Kazani do të luajë në transfertë ndaj Baltika Kaliningrad, ku synon rikthimin te fitorja. Ndërkohë, Mirlind Daku vijon të kërkojë golin e parë pas rikthimit nga dëmtimi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje