TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2025, 20:17

Italia i fton për grumbullimin e radhës, “Axurrët” e kanë seriozisht me 2 talentet që spikatën te Shqipëria U-15

Shkruar nga Pamfleti

Italia i fton për grumbullimin e radhës, “Axurrët” e

Italia duket se nuk po mendonte thjesht përkohësisht kur vendosi të grumbullonte dy lojtarë të Shqipërisë U-15 që kishin shkëlqyer në paraqitjet e saj të fundit. Të kaltrit duket se janë gati të rrëmbejnë përfundimisht dy lojtarët, të cilët kanë qenë pjesë e grumbullimeve kuqezi dhe kanë bërë diferencën me gola e asiste.

Mesfushorët Deni Duka i Juventusit dhe Samuel Prendi i Atalantës, pasi kanë kaluar muajt e fundit si pjesë e Kombëtares U-15 të Shqipërisë, në javët e kaluara janë testuar në grumbullimet rajonale të U-15 të Italisë. Dhe të dy duket se kanë kaluar pa probleme fazën e parë të seleksionimit.

Kjo, pasi Italia i ka grumbulluar edhe për një fazë të dytë, ku një grup lojtarësh do të zhvillojnë ndeshje miqësore mes tyre në mënyrë që në fund të përzgjidhet një ekip i cili do të marrë pjesë në turneun “UEFA Development” duke përfaqësuar të kaltrit. Arsyeja pse Duka dhe Prendi braktisën Shqipërinë me të cilën kishin qenë protagonistë, mbetet ende për t’u mësuar. Por ajo që duket qartësisht është se Italia po bëhet gati t’u krijojë vend në radhët e saj dy talenteve të rinj.

deni duka samuel prendi italia futbollistët shqiptarë

Lini një Përgjigje