TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2025, 18:24

“Krenaria e shqiptarëve”, Taulanti i del në mbrojtje Granitit pas fërshëllimave të tifozëve të Kosovës: Deri në vdekje me ty vëlla (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Krenaria e shqiptarëve”, Taulanti i del në mbrojtje

Granit Xhaka ishte protagonisti kryesor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Kosovë-Zvicër, e cila u mbyll në barazim 1-1. Që prej startit të sfidës, deri në momentin që u zëvendësua, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për Zvicrën, u fërshëllye nga të pranishmit.

Ndërkohë që për këtë situatë, ka reaguar edhe vëllai i Granitit, Taulant Xhaka. Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për të vëllain, duke e cilësuar si krenarinë e shqiptarëve, e ndër të tjera, i premton besnikëri deri në vdekje.

Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare në rrjetet sociale.

“Krenaria e shqiptarëve”, Taulanti i del në mbrojtje

taulant xhaka vëllai i granit xhakës

Lini një Përgjigje