TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2025, 14:30

Jo vetëm Shpëtim Duro, kush janë 3 kandidatët e tjerë në lojë për të marrë drejtimin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm Shpëtim Duro, kush janë 3 kandidatët e tjerë

Një kandidaturë e fortë për të marrë Tiranën, pas largimit të Bledi Shkëmbit, është Shpëtim Duro. Tiranasi mund të jetë pjesë e bardhebluve në sezonin e ri. Në fakt, emri i Shpëtimit nuk del për herë të parë te Tirana. Edhe pas largimit të Maganit u fol për Duron në stolin e bardheblu.

Ai ishte kontaktuar indirekt për të marrë drejtimin e Tiranës. Nëpërmjet palëve të treta, drejtuesit testuan nëse Shpëtim Duro ishte i gatshëm për një aventurë bardheblu. Trajneri i njohur i Kategorisë Superiore, i kombëtareve dhe i shumë skuadrave në Kosovë e Maqedoni, u mësua se në atë moment nuk ka pranuar që të drejtojë bardheblutë.

Shkaku ka qenë gjendja e skuadrës, që sipas tij nuk ishte e mirë. Duro ka pranuar se në një moment tjetër do të kishte pasur kënaqësinë të merrte drejtimin e Tiranës dhe duket se ai moment ka ardhur, shkruan “Panorama Sport”.

Shpëtim Duro mund të jetë më shumë se një opsion kryesor për trajner të Tiranës. Një tjetër emër për Tiranën është Ardijan Nuhiji, që deri dje ishte pjesë e Gjilanit, Ditmar Bicaj, ndërsa Qatip Osmani mbetet një dëshirë e kahershme e Refik Halilit.

shpëtim duro tirana

Lini një Përgjigje