TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 20:52

Lacio kontakton Ismajlin, por ka edhe një kusht

Shkruar nga Pamfleti

Lacio kontakton Ismajlin, por ka edhe një kusht

Më 30 qershor, pas afro 2 javësh, Ardian Ismajlit i përfundon zyrtarisht kontrata me Empolin, del në treg si një lojtar i lirë dhe për këtë arsye qendërmbrojtësi kuqezi është kthyer në një objektiv konkret për disa klube në Serinë A. Sipas “La Repubblica”, Ismajli është kthyer në një opsion konkret për ekipin e Lacios, madje drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit.

Trajneri Sarri ka dhënë pëlqimin e tij për Ismajlin dhe është pro transferimit të tij te Lacio, por më parë nga kryeqyteti duhet të largohet ndonjë lojtar.

Gjithnjë sipas “La Repubblica”, jo vetëm Lacio, por janë të paktën edhe dy ekipet të tjera nga Seria A që e kanë vendosur Ismajlin në krye të listës së dëshirave, Parma dhe Kremoneze. Emilianët kanë zyrtarizuar Karlos Kuesta në krye të stolit dhe tashmë fokusi është tek Ismajli.

Qendërmbrojtësi kuqezi është një okazion i vërtetë edhe për ekipin e Kremonezes, të sapongjitur në Serinë A. Ismajli ofron garanci për një ekip që objektivin kryesor ka mbijetesën në elitë.

ardian ismajli qendërmbrojtësi shqiptar lacio

Lini një Përgjigje