TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2025, 20:50

Julian Shehu jep spektakël dhe asisit, mesfushori shqiptar i papërmbajtshëm në Poloni

Shkruar nga Pamfleti

Julian Shehu jep spektakël dhe asisit, mesfushori shqiptar i

Është luajtur java e tretë e Ekstraklasa në Poloni. Uidzju Lodz ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Katovic. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Goli mban “firmën” e Bergier.

“Regjsori” ishte i “zakonshmi” Julian Shehu. Mesfushori shqiptar dha asistin në minutën e 18. Në këtë sezon të ri, 26-vjeçari ka kontribuar deri tani me 1 gol dhe 1 asist në 3 ndeshje, paraqitje mbreslënëse.

Vitin aktual ka fituar edhe “simpatinë” e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, teksa është aktivizuar në 3 ndeshje. Nga 650 mijë euro që vlente kartoni i Shehut në prill, tani ka shkuar në 1.20 milionë euro, rritje e konsiderueshme. 

julian shehu mesfushori shqiptar uidzju lodz

Lini një Përgjigje