Sport30 Prill 2023, 21:55

Jurgen Klop dëmtohet duke festuar golin para fytyrës së gjyqtarit, moment komik në ndeshjen Liverpul-Totenhem (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Jurgen Klop dëmtohet duke festuar golin para fytyrës së

Momentet e fundit të ndeshjes mes Liverpulit dhe Totenhemit ishin me të vërtetë emocionuese. Liverpuli ishte në avantazh 3-0, por miqtë ngushtuan diferencën e më pas i barazuan në minutat shtesë me Riçarlison. Por në minutën e 97, erdhi goli i Zhota, i cili i dha suksesin 4-3 të kuqve. 

Një moment, i cili bëri të shpërthenin në festë tifozët në fushë, por edhe futbollistët e stafi në pankinë. Festë që duket se i ka kushtuar shtrenjtë Jurgen Klop. 

Pamjet filmike treguan se në atë moment, trajneri i të kuqve vrapoi për të festuar para fytyrës së gjyqtarit të katërt, me të cilin kishte shkëmbyer fjalë pak çaste me parë, por ndërkaq fillon të çalojë për shkak të një tërheqjeje muskulore. 
 
Kjo gjithsesi nuk e ndali festën e tij, pasi ai vazhdoi duke çaluar dhe duke u përgëzuar me lojtarët e skuadrës. 

jurgen klop trajneri i liverpulit