Sport 3 Tetor 2023, 19:43

Juxhin Xhaja caktohet në sfidën e Ligës së Konferencës, gjyqtarët e Superiores drejtojnë këtë javë në kompeticionet e UEFA-s

Shkruar nga Pamfleti

Juxhin Xhaja caktohet në sfidën e Ligës së Konferencës,

Juxhin Xhaja do të drejtojë këtë javë në ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, pasi është caktuar nga kjo e fundit të ndajë drejtësinë në Ligën e Konferencës.

Kryesori që mban stemën e FIFA-s, do të drejtojë në Danimarkë duelin mes Nordsjelland dhe Ludogorets, që luhet të enjten në orën 21:00.

Asistentë të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Eldorjan Hamiti.

Sa i përket asistentëve në sallën e VAR-it, kryesor atje do të jetë spanjolli Karlos del Serro Grande, ndërsa në AVAR do të jetë bashkëkombësi i tij Santiago Haime Latre

juxhin daja gjyqtari shqiptar