
Java e 7 e Abissnet Superiore është mbyllur me fitoren e Laçit. Kurbinasit kanë mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 Tiranën, duke bërë që Mirel Josa të debutojë me 3 pikë përballë ish-skuadrës së tij të zemrës.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 41. Ujka provoi me kokë dhe Sobouejll ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë. Pati protesta nga bardheblutë për një pozicion të parregullt, por pas 5 minutash, VAR-i e konfirmoi gol të rregullt.
Në minutën e 90+1, miqët dyfishuan shifrat. Tjetër shpërthim i Sobouejll, i cili mori me vete mbrojtësit bardheblu dhe më pas pasoi për Manellarin, i cili gjuajti dhe dërgoi topin në rrjetë.
2 minuta më vonë, një tjetër kundërsulm perfekt i Sobouejll, i cili këtë radhë dërgoi topin te Taleb, që nuk gaboi dhe dërgoi shifrat në 3-0.
Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 3 me 10 pikë, po aq sa Tirana, teksa bardheblutë kanë edhe një ndeshje më pak; derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit që do ta luajnë më 19 tetor në “Air Albania”:
Lini një Përgjigje