Sport 3 Tetor 2023, 17:17

Klubi i njohur kroat trazon Partizanin, Zoran Zekiç largohet nga drejtimi i të kuqve?

Shkruar nga Pamfleti

Klubi i njohur kroat trazon Partizanin, Zoran Zekiç largohet nga drejtimi

Një ditë pas humbjes kundër Skënderbeut, te Partizani janë trazuar ujërat. Teknikut kroat që drejton kampionët e Shqipërisë i ka dalë edhe njëherë emri për të marrë drejtimin e skuadrës kroate të Osijekut, ish-ekipit ku qendroi nga sezoni 2015 deri më 2019.

Sipas mediave në Kroaci, trajneri i Partizanit me shumë mundësi do të largohet nga këta të fundit për t’u ribashkuar me Osijekun. Këta të fundit nuk po kalojnë një moment aq të mirë dhe e shohin teknikun e “Demave” si zgjidhjen e problemeve.

Burime për "Panorama Sport" bëjnë me dije se presidenca e Osijekut ka rënë në kontakte me Zekic, por gjithçka është në dorë të presidentit të Partizanit.

zoran zekiç trajneri i partizanit osijek