
Ervin Bashi do e vazhdojë karrierën te Katanzaro. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 ka firmosur kontratën me klubin e ri, raporton “Sky Sport”.
Bashi ishte pjesë e Pro Patrias në Serinë C. Katanzaro në anën tjetër militon në Serinë B. Një skuadër e gjitha me italianë, ndërsa Bashi do të bëhet lojtari i parë i huaj në skuadër.
19-vjeçari ka luajtur vetëm në Itali. Kontratën e re e ka firmosur të vlefshme për tre vite me opsion rinovimi dhe një tjetër.
Ervin Bashi ka qenë pjesë e Milanit U-18 nga korriku i vitit 2022 deri në qershorin e vitit 2023.
Lini një Përgjigje