TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2025, 16:16

Kanë marrë kredi për transferimet dhe borxhi neto ka shkuar në 1 miliard dollar, Junajtid mendon shitjen e aksioneve të klubit

Shkruar nga Pamfleti

Kanë marrë kredi për transferimet dhe borxhi neto ka shkuar

Mançester Junajtid është në telashe. Sipas mediave britanike, borxhi i klubit ka arritur nivelin më të lartë në histori. Bëhet fjalë për borxhin neto dhe shifra është 1 miliard dollarë.

Kjo është hera e parë në histori që klubi anglez ka arritur një nivel të tillë borxhi. Arsyet? E thjeshtë. “Djajtë e kuq” Kanë marrë kredi për transferimet e viteve të fundit.

Bashkëpronarët e Mançester Junajtid, INEOS dhe Xhim Retklif, kanë shtyrë përpara për të ulur kostot, por me ulje pagash nuk mund të bësh ndonjë gjë të madhe.

Kubi po vazhdon të ristrukturohet për të ulur kostot operative, por i duhet edhe një rinovim i terreneve sportive. Nuk përjashtohet mundësia e shitjes së aksioneve.

mançester junajtid skuadra angleze

Lini një Përgjigje