TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shtator 2025, 19:08

Përplasje te Serbia para ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori sulmon trajnerin: Nuk ka vend për mua në ekip sa të jetë Stojkoviç

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje te Serbia para ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori

Serbia pret Shqipërinë në 11 tetor, në përballjen kualifikuese të botërorit. Milan Gajiç, mesfushori i CSKA-së së Mokës, në një intervistë të dhënë së fundmi, është treguar i drejtëpërdrëjtë sa i takon mosgrumbullimit nga trajneri Dragan Stojkoviç. Sipas tij, Stojkoviç nuk e fton për shkak të atij kartoni të kuq të marrë më 2024 ndaj Rusisë.

Nuk mund të them se jam i befasuar. Të gjithë e dinë tashmë historinë time me ekipin kombëtar. Për sa kohë që stafi aktual i trajnerëve është atje, nuk do të ketë vend për mua.

Mendoj se pata mundësinë të forcoja veten në ekipin kombëtar kur pati një ndeshje me Rusinë. Nuk do të thoja se luajta keq atëherë, ishte thjesht ai episodi i pafat me kartonin e kuq. Thuhet se pas kësaj, stafi vendosi te mos më thërriste më në ekipin kombëtar. Këto janë supozimet e mia, shpresoj të gabohem. Por unë e respektoj vendimin e stafit të trajnerëve”, ka deklaruar 29-vjeçari.

 

milan gajiç mesfushori serb

Lini një Përgjigje