Sport15 Prill 2023, 18:12

Katër gola për 1 pikë në Ballsh, Teuta zhgënjen përballë Bylisit

Shkruar nga Pamfleti

Katër gola për 1 pikë në Ballsh, Teuta zhgënjen

Bylisi dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore, duke u ndalur në një barazim 2-2. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20’ nga Santos dhe në të 36’ Lorenco Vila riktheu baraspeshën me një gol me kokë.

Pjesa e parë mbyllet në barazim. Në pjesën e dytë ishte sërish L.Vila i cili shënoi duke kaluar përmbysur shifrat. Por në të 71’ Santos iu kundërpërgjigj më një supergol me roveshatë. 

Me këtë barazim Bylis renditet në vendin e 9-të me 30 pikë ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 35 pikë.

teuta bylisi superliga