TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2023, 15:20

I vuri zjarrin vetes para komisariatit të policisë, ndahet nga jeta futbollisti tunizian (Video)

Shkruar nga Pamfleti
I vuri zjarrin vetes para komisariatit të policisë, ndahet nga jeta

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi me futbollistin Nizar Aisaui, i cili i vuri flakën vetes para policisë në shenjë proteste.

Duket se 35-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Ai dhe shumë qytetarë të tjerë protestuan përpara policisë për shkak të rritjes së çmimeve që kishte ndodhur në Tunizinë qendrore.

Gjithashtu në rrjetet sociale u postua dhe video kur Aisaui i vendosi flakën vetes, që solli më pas vdekjen e tij.

"Për shkak të një debati me një person, që shet banane për 10 dinarë, shkoj në një stacion policor dhe ata më marrin në pyetje për terrorizëm. Terrorizëm për shkak të një ankese për banane!",- tha Aisaui, 35- vjeç në videon e shpërndarë në mediat sociale, pak pasi viktima i vuri flakën rrobave të tij para komisariatit.

Ka pasur shumë protesta nga familja e lojtarit, që la katër fëmijë jetimë, dhe një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para komisariatit, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asisaui, i cili u shtrua në njësinë e djegieve të një spitali lokal, me djegie të shkallës së tretë, nuk arriti të fitonte betejën për jetën nga plagët e marra.

nizar aisaui futbollisti tunizian

Lini një Përgjigje