
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me sipërmarrës të bizneseve ku foli për rritjen e pagave, ku theksoi se këtë linjë duhet të ndjekë dhe sektori privat.
Rama nuk kurseu aq ironitë dhe batutat e tij duke thënë se; edhe në Superligë, dhe me paga minimale, kjo gjë nuk shkon.
Presidenti i klubit të Besës Nexhat Bizhdili pati një debat mbi stadiumin e Besës, i cili është jashtë funksionit dhe drejt rrënimit.
Kryeministri i bëri të ditur Bizhdilit se nëse nuk mblidhet një financim për ndërtimin e stadiumit ai do shëmbet.
Edi Rama: Rri në Kategori të Tretë ti me dy gishta. Të ka marrë përpara Luzi modh dhe Luzi i vogël. Egnatia në Superligë, Rrogozhina ku ka ardhë puna.
Bizhdili: Vetë më ke thënë para 5-vjetësh. Do bëhet stadiumi në Vlorë, Durrës dhe Korçë. Ne kërkojmë ¼ e fondeve për stadiumet e Durrësit, Korçës dhe Vlorës.
Edi Rama: Stadiumet do bëhen me bashkëpunim me binzesin. Nëse ju bëheni një grup të jepni një kontribut jo vetëm të luhet futboll, të shfrytëzoni mjediset aty, dyqanet, kafenetë, restorantet, fitnesin…kjo na lehtëson ne të marrim pjesë, të tre palët. Atëherë ne futemi të gjithë. Qeveria me një pjesë, federata me një pjesë. Mjedisi i brendshëm, fusha etj, financohen nga federata. Po e bëtë këtë unë jam gati.
Bizhdili: Të mbaroj kjo dasma e madhe…
Edi Rama: S’të vje zëri kur të them hidh ndonjë lek. Kjo do mbarojë… Thuaji atyre me dy gishta… që e çuan Kavajën në Kategori të Tretë, këtu nuk ka asnjë stadium. S’është punë politike. Të na e japin stadiumin e bëjmë… Do ta shembim edhe këtë se është DS5. Nëse na e jepni mundësinë ta ndërtojmë, bëni projektin… nuk na e dhatë do ta shembim, dilni luani te rëra atje që e keni zënë me ndërtime pa leje. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë. Projektin e kam unë.
Bizhdili: Jo më projektin e kam unë..
Edi Rama: Aaa do vdes.. Po emrin si e keni?
Bizhdili: Besa e kemi.
Edi Rama: Mos e ndërro.. jo se do ja vinit Kavaja United e ça janë këto.
Bizhdili: Jo Besa e kemi. Vetëm Besa.
Edi Rama: Edhe Luzi ka bërë Arenë. Ty të ngeli Besa në xhep s’di ku ta çosh. Luzit bravo i qoftë.”
Lini një Përgjigje