
Arbitri rumun, Istvan Kovacs nuk do të gjykojë më asnjë përballje në Ligën e Kampioneve për këtë sezon që po luhet aktualisht, pasi është pezulluar me vendim të Uefa.
38-vjeçari nga Rumania cilësohet se ka marrë vendime të gabuara në përballjen e së mërkurës mes Milanit dhe Napoli të zhvilluar në San Siro, e cila pati dhe shumë polemika.
Derbi Italian i Championsit pati disa episode gjaknxehtësie mes lojtarëve kundërshtarë, ndërsa Kovacs ndëshkoi me karton të verdhë në total 10 futbollistë, 6 nga Napoli dhe 4 nga kuqezinjtë.
Sipas vendimit të UEFA-s, gjyqtari ka gabuar dhe në kartonin e kuq dhënë ndaj mesfushorit Anguisa, i cili do të mungojë në ndeshjen e kthimit në Diego Armando Maradona.
Lini një Përgjigje