TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2025, 22:59

Milani fitore minimale ndaj Romës, rihapet gara për titullin!

Shkruar nga Pamfleti

Milani fitore minimale ndaj Romës, rihapet gara për titullin!

Milani ka arritur një fitore të rëndësishme në Seria A, duke mundur Brenda në “San Siro” një rival për titull si Roma me rezultatin 1-0.

Sfida nisi me ritëm tepër të lartë, me kryeqytetasit që provuan disa herë, por në minutën e 39’ Leao u tregua magjik kur kaloi mjeshtërisht kundërshtarët dhe asistoi për Pavlovic, me këtë të fundit që shtyu topin drejt rrjetës.

Si kuqezinjtë ashtu dhe verdhekuqtë provuan disa herë të tjera për të gjetur rrjetën, me miqtë që kishin shansin e artë për të barazuar takimin në minutën e 82’, por Paulo Dybala u ndal nga pika e 11-metërshit nga Maignan. Më pas kuqezinjtë e Allegrit arritën ta menaxhonin mjaft mirë takimin, duke ruajtur rezultatin në minutat e mbetura dhe duke marrë tre pikët.

Kështu Milani ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, po aq sa Interi e Roma, ndërkohë kreu ruhet nga Napoli me një pikë më shumë.

Milani fitore minimale ndaj Romës, rihapet gara për titullin!

Lini një Përgjigje