TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2025, 16:24

Fundoset Tirana, bardheblutë mposhten nga Bylisi

Shkruar nga Pamfleti

Fundoset Tirana, bardheblutë mposhten nga Bylisi

Ky sezon në Superiore sa vjen dhe bëhet edhe më i zymtë për Tiranën. Bardheblutë ka marrë humbjen e radhës në kampionat, duke u mposhtur me rezultatin 0-2 nga Bylisi.

Sfida hapëse e javës së 10-të të kampionatit nisi me gol që në minutën e 10-të nga Përgjoni, i cili i dha avantazhin miqve në “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë nuk arritën të reagonin si duhet në pjesën e mbetur të lojës, me ballshiotët gjetën rrjetën me një autogol të Velës morën tre pikë tepër të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Me këtë humbje, Tirana vijon të qëndrojë momentalisht në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa Bylisi largohet nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 6-të me 12 pikë. Nëse ekipi i Flamurtarti arrinë një rezultat pozitiv në ndeshjen e kësaj jave, Tirana do të mbetet në fundin e tabelës.

Fundoset Tirana, bardheblutë mposhten nga Bylisi

Lini një Përgjigje