TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 16:51

“Këtij lojtari do i kërkoj fanelën”, Medon Berisha në prag të sezonit të ri në Serinë A: I thashë sulmuesit që do i jap 10 gola

Shkruar nga Pamfleti

“Këtij lojtari do i kërkoj fanelën”, Medon Berisha

Medon Berisha është një ndër talentet në rritje te Leçe. 21-vjeçari me skuadrën e tij synojnë të kenë tjetër sezon pozitiv në Serinë A.

Berisha ka folur për “Sky Sport”, ndërsa ekipi po vijon me përgatitjet në Salento.

Është një djalosh i mirë. E pashë që është modest dhe i talentuar nga dita e parë. Menjëherë u miqësova me të”, u shpreh fillimisht Berisha për Kamardën.

Çfarë Leçe po krijohet?

Po ndërtojmë një skuadër të mrekullueshme, me Ramadanin, Gaspar, Krstoviç dhe të tjerët.

Si e shikon Di Françeskon?

Kemi punuar shumë fort me trajnerin, që nga fillimi. Stërvitjet e dyfishta kurrë nuk ndalojnë. Është trajner që kërkon shumë dhe kërkon kualitet. Po mësoj shumë nga ai, edhe në lidhje me lëvizjet.

Largimi i Baskirotos?

Do të na mungojë. E kam njohur për tre vite, është një lider, dikush që i peshon fjala në fushë. Do të na mungojë padyshim, por jam i lumtur për të.

Kush do e marrë drejtimin?

Kemi shumë lojtarë të tillë, pavarësisht pozicionit. Po mendoj për Falkonen, Ramadanin dhe Gaspar. Ka disa liderë në këtë skuadër.

Dhe çfarë do të bëjë Krstoviç?

Fola me të. Nuk di asgjë, por i thashë që nëse qendron, do t’i jap atij 10 gola këtë vit. Shpresoj të shënoj disa gola vetë këtë vit.

Synimi për të qenë sërish në elitë?

Ky është synimi ynë, si në sezonin e kaluar kur bëmë histori. Tani duam të vazhdojmë.

Në Serinë A janë mesfushorë si Modriç dhe De Bryjn

Modriç është idhulli im që kur isha i vogël. Do të jetë e mrekullueshme dhe do i kërkoj fanelën.

medon berisha mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje