TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 16:06

Sulmuesi që kërkohet nga Shqipëria i shënon Kristal Palas-it, tifozët brohorasin në kor emrin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi që kërkohet nga Shqipëria i shënon Kristal

Nelson Vaiper është një ndër talentet më premtues të Maincit. 20-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren që Mainci po luan përballë Kristal Palas.

Ishte minuta e 55, kur Vaiper nuk fali përballë portierit të Kristal Palas. Ky i fundit kishte ndalur goditjen e parë, ndërsa sulmuesi shqiptar përfitoi nga topi i mbetur në sezon për të vendosur baraspeshën 1-1.

Vaiper është dëshirë te Kombëtarja shqiptare. Në Europianin e 21-vjeçarëve mori pjesë duke spikatur me gola. Tashmë mbetet për t’u mësuar e ardhmja e sulmuesit të Gjermanisë U-21.

 

nelson vaiper sulmuesi shqiptar mainc

Lini një Përgjigje