TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2023, 19:37

Kombëtarja kuqezi “kryqëzon gishtat”, shqetësimi muskulor i Gjimshitit mund të prishë planet e Silvinjos për ndeshjen me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja kuqezi “kryqëzon gishtat”, shqetësimi

Shqipëria çel fushatën e kualifikueseve të “EURO 2024” më 27 mars ndaj Polonisë. Ndërkohë që trajneri i ri i kuqezinjve, Silvinjo po planifikon listën e të ftuarve, një lajm i keq mbërrin nga Napoli.

Teksa Atalanta po luan ndaj skuadrës së Luçiano Spaletit, Berat Gjimshiti ka lënë në mes sfidën për shkak të një shqetësimi muskulor. Shumë shpejt do të kryhen ekzaminimet mjekësore që do të thonë diçka më shumë, por e sigurte është që te kombëtarja kuqezi po “kryqëzojnë gishtat”.

Berat Gjimshiti është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë dhe në rastin më të keq, pra mungesën e tij, do të ishte një problem mjaft i madh për trajnerin Silvinjo.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare ndeshja me poloninë

Lini një Përgjigje