Sport11 Mars 2023, 18:26

Çelsi nuk ndalet më, Totenhemi harron eliminimin në Champions League dhe “likuidon” Notingemin në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi nuk ndalet më, Totenhemi harron eliminimin në Champions

Blutë e Londrës zhbllokuan shifrat që në minutën e 11 me Çilluell. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Dakan, në minutën e 39. Kai Havertz i dha epërsinë Çelsit (45+6’), për herë të dytë në këtë ndeshje.

“Vulën” përfundimtare e vendosi Kovaçiç me golin e realizuar në minutën e 78. Faes u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 87, duke lënë ekipin e Brendan Roxhers me një lojtar më pak.

Buzëqesh edhe Totenhemi i Antonio Kontes, që ka mundur 3-1 në shtëpi skuadrën e Notinghemit e Forestit dhe ka përforcuar vendin e katërt në renditje.

“Spërsat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 falë një dygolëshi të Kane. Ata trefishuan avantazhin në minutën e 62 me Son, ndërsa në minutat e fundit erdhi reagimi i miqve, me golin e shënuar nga Uorrall në minutën e 81. Në minutën e 95, miqtë patën mundësinë për të shënuar edhe golin e dytë, por Ayeu gaboi nga pika e bardhë.

Çelsi totenhem leister premier liga