TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2025, 19:08

Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, si paraqitjet situata te kuqezinjtë në prag të ndeshjes me Andorrën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, si paraqitjet

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drejt Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Fshf Tv.

 

kombëtarja shqiptare ndeshja me andorrën kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje