TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2025, 15:38

“Komentet e Flik dhe lojtarëve të Barçës janë qesharake dhe idiote”, arbitri Marçiniak merr vendimin ekstrem

Shkruar nga Pamfleti

“Komentet e Flik dhe lojtarëve të Barçës janë

Szimon Marshiniak ka qenë në qendër të vëmendjes pas humbjes 4-3 të Blaugranave ndaj gjigantëve italianë në "San Siro", me disa nga vendimet e tij që krijuan një debat dhe ngjallën kritika nga kampi i Barçës.

Të enjten, raportime të ndryshme qarkulluan citate që dyshohet se janë bërë nga Marshiniak pas ndeshjes, në të cilat ai supozohet se kishte kritikuar lojtarët e Barcelonës për reagimin e tyre ndaj arbitrimit të tij. Këto citate iu atribuan medias egjiptiane “Al-Qahera”.

Në ato citime , Marshiniak dyshohet se i etiketoi komentet e bëra nga lojtarët dhe stafi i Barcelonës si “qesharake” dhe “budallallëqe”, ndërsa justifikoi vendimin e tij për të lejuar që goli i tretë i Interit të mbetet në fuqi.

Megjithatë, në një bisedë private me të përditshmen sportive polake dhe portalin e lajmeve “Przeglad Sportowy Onet”, Marshiniak mohoi kategorikisht se kishte folur me shtypin pas ndeshjes: 

Deklaratat e publikuara nga mediat egjiptiane dhe spanjolle, të cilat u përhapën gjerësisht në mediat sociale, rezultuan të ishin një sajesë e plotë. Një gjyqtar nuk lejohet të komentojë pas një ndeshjeje mbi vendimet e marra”, zbulohet të ketë thënë Marshiniak. Barcelona, ​​nga ana e saj, këmbëngul se vendimet e gjyqtarëve i kushtuan vendin në finalen e Champions-it.

szimon marçiniak arbitri polak

Lini një Përgjigje