Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur që të pezullojë deri në fund të kampionatit mbrojtësin e Tiranës, Zhozelin Behiratçe. Ky i fundit, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës pas një përplasje në lojën pa top me Gjinollarin.
Gjyqtari Hamiti i tregoi me të drejtë kartonin e kuq, por ajo që nuk pritej ishte vendimi i Disiplinës për të dhënë një pezullim afatgjatë për futbollistin, për një incident i cili realisht nuk duket më ekstrem se sa shumë të tjerë që janë përjetuar në futbollin shqiptar në këtë edicion.
8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti edhe për zyrtarin e Vllaznisë, Brikeno Bizi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Vendimet e tjera prekin Kategorinë e Parë, gjithashtu edhe futbollin e të rinjve.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1-KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
2-KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3-Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
4-Lojtari i KF Burreli, Markovanbasten Cema, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5-Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6-Lojtari i Valbona FK, Endri Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7-Lojtari i KF Sopoti, Mateus Levendi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8-Lojtari i KF Sopoti, Kevin Myslimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9-Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Bozra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10-Lojtari i KF Naftëtari, Andreino Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11-Lojtari i Shenkollit, Devi Perlesi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12-KF Memaliaj, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të nenit 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
13-Lojtari i SH.S PEPA U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14-Lojtari i Vora FK U-19, Elio Sulaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15-Lojtari i FK Kukësi U-17, Ermal Syla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16-Lojtari i FC Lushnja U-15, Igli Mebelli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17-Lojtari i FC Besa U-15, Lulzim Cani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18-Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19-Zyrtari i Rinia EL U-17, Enkele Lika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20-Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Spartak Hackavija, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21-Lojtari i Tirana Futsal, Florian Gjoni, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
22-Lojtari i Flamurtari Futsal, Xhulio Taka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
23-Lojtari i Flamurtari Futsal, Karlo Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
24-Zyrtari i Flamurtari Futsal, Mario Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
25-Lojtari i IMMI, FSHF Sunday League, Erjon Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF.
26-Roamel FT, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Sunday League, kundër Nova Team, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
27-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Spartaku, Endri Dahriu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
28-Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Lini një Përgjigje