
Ilir Daja u dënua ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës me 6 ndeshje pezullim për sjelljen e tij pas humbjes me Vllazninë. Një dënim, i cili do të nisë të zbatohet që në finalen e vogël të “Final – Four”, ku “Blutë” do të luajnë ndaj Partizanit.
Përballje që do të zhvillohet ditën e shtunë në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Ilir Daja nuk do të mund të drejtojë ekipin në këtë sfidë dhe në këto kushte do ta ndjekë atë nga tribuna.
Në një situatë të tillë Daja do të zëvendësohet nga ndihmësi i tij, Glen Daja. Do të jetë pikërisht djali i trajnerit, ai që do të marrë “frenat” e skuadrës së Dinamos në mungesë të babait të tij.

Lini një Përgjigje