Sport25 Qershor 2024, 16:31

Kompromentohen të dhënat për ndeshjen me Italinë? Zvicrës i vjedhin laptopët në prag të sfidës së 1/8

Shkruar nga Pamfleti

Kompromentohen të dhënat për ndeshjen me Italinë?

Trajnerëve të Zvicrës iu vodhën kompjuterë në Dyseldorf gjatë “EURO 2024”, megjithëse asnjë e dhënë ose informacion sensitiv për ndeshjen e tyre të radhës kundër Italisë nuk është komprometuar, tha skuadra të martën.

Analistët video përgjegjës për përgatitjen e të dhënave dhe informacionit taktik për trajnerët e ekipeve nuk u rrezikuan pasi ishin në kampin e Zvicrës në Shtutgart, tha një zëdhënës i ekipit, duke konfirmuar se tre laptopë ishin marrë.

Të prekurit ishin pjesë e një delegacioni trajnerësh të rinj të ekipit kombëtar që po udhëtonin nëpër Gjermani për të vëzhguar dhe analizuar ndeshjet, bën të ditur Reuters.

Asnjë e dhënë e ndjeshme apo asnjë informacion në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Italisë nuk ka humbur”, tha zyrtari në një email.

Zvicra ka arritur në fazën eliminatore të turneut të saj të gjashtë radhazi të madh dhe do të luajë kundër Italisë në Berlin të shtunën.

zvicra kombëtarja helvete "euro 2024"