Sport25 Qershor 2024, 15:47

“Jam i kënaqur për periudhën që punova këtu”, Silvinjo pas mbërritjes në Shqipëri: E ardhmja e kombëtares është e ndritur

Shkruar nga Pamfleti

“Jam i kënaqur për periudhën që punova

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në "EURO 2024".

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, dha një intervistë të shkurtër gjatë kohës që po dilte nga aeroporti “Nënë Tereza”. Braziliani u shpreh shumë krenar për këtë rrugëtim të ekipit të tij në Europian dhe dha një shenjë shprese se mund të vazhdojë përsëri në të ardhmen te Kombëtarja jonë:

Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur, jam pjesë e tyre, ndihem shumë mirë dhe i falenderoj.

Jam mirë. Ishte një eksperiencë e mirë për gjithsecilin, ishte shumë e vështirë. Jam shumë krenar për Federatën, lojtarët. Kishim shumë tifozë që na mbështetën, dua t’i falenderoj të gjithë. Të jesh në këtë lloj kompeticioni nuk është e lehtë, duhet të përgatitesh mirë që të bësh krenar të gjithë.

Të luash kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës ishte një gjë e madhe. Për mua dhe lojtarët ishte një eksperiencë e paharrueshme. Lojtarët duhet të kuptojnë që kanë bërë diçka të madhe.

Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jam krenar për çdo lojtar. Ke lojtar të rinj dhe e ardhmja është e bukur. Këta lojtarë do ta përfaqësojnë shumë mirë Kombëtaren.

Jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur në këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar. Falenderoj edhe njëherë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur.

 

 

silvinjo trajneri i shqipërisë