
Inter-Egnatia do jetë miqësorja e 13 gushtit që do zhvillohet në Ferrara të Italisë. Ka qenë presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi, i cili para ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Ararat Armenia, zhvilluar të enjte në Elbasan, ka konfirmuar këtë miqësore luksi.
Skuadra e Superligës luan me një nga klubet më të rëndësishme në Serinë A, duke treguar se nuk është çudi rritja e klubit nga Shqipëria qendrore. Tanimë Egnatia do ketë përballë Asllanin me shokë. Pak ditë para nisjes së Serisë A (19 gusht), Egnatia përballet me zikaltërit e Inzagit, skuadrën finaliste të Champions League edicionin e fundit.
Lini një Përgjigje